Pse lidhjet afatgjatë mund të përfundojnë menjëherë pas martesës

Kur jemi në një lidhje të gjatë me dikë që e dashurojmë, është krejtësisht e udhës të mendojmë për hapin e radhës: martesën. Ideja e martesës na bën të emocionuar dhe na sjell një buzëqeshje në fytyrë. Bashkëjetesa me personin që dashuroni tingëllon si gjë e përsosur, por realiteti dallon nga ato çfarë kemi lexuar dhe parë në filma.

Kur të martoheni, jo çdo ditë do të jetë përrallore edhe pse e dashuroni njëri-tjetrin. Me martesë vjen edhe një përgjegjësi e madhe dhe kjo ndikon që pastaj shumë çifte të shkurorëzohen. Ekspertët ë i kanë identifikuar disa arsye përse çiftet të cilat janë në lidhje afatgjatë përfundojnë duke u shkurorëzuar menjëherë pas martesës.

Advertisement

Mungesa e përkushtimit

Kur jeni të ri, në dashuri dhe në lidhje, ju gjeni mënyra se si herë pas here ta bëni partnerin të ndihet i veçantë. Asnjëherë nuk ju ikën mundësia për t’i treguar partnerit se sa shumë e dashuroni. Në anën tjetër, kur të martoheni, ju filloni ta merrni njëri-tjetrin si të garantuar. Nuk e vlerësoni më njëri-tjetrin aq shumë dhe kështu fillojnë përçarjet.

Nuk ka qenë vërtet “dashuri”

Gjëja më e keqe që mund ta bëni është ta ngatërroni dashurinë me pasionin. Njerëzit në lidhje afatgjatë e ngatërrojnë këtë shpesh dhe e kuptojnë vetëm pasi të jenë martuar.

Kanë ndryshuar nevojat

Njerëzit ndryshojnë me kohë, e kështu ndryshojnë edhe nevojat e tyre. Ndryshimi është i pashmangshëm dhe vjen me kohë.

E keni zbuluar një anë të re të partnerit

Lidhja afatgjatë nuk nënkupton se dini gjithçka për partnerin. Kur të martoheni dhe të filloni të jetoni së bashku, ju do të zbuloni gjëra të reja për njëri-tjetrin tërë kohën.

/Telegrafi/