Në ditën e shtatë të grevës situata e grevistëve është e rënduar, ndërsa një staf mjekësor mban nën kontroll gjendjen kryesisht të të sëmurëve me diabet. Nuredin Gora quhet mbështetësi i Partisë Socialiste, që iu bashkua protestës së opozitës për transparencë të procesit zgjedhor, shëndeti i të cilit u përkeqësua gjatë orëve të fundit. 67-vjecari, i cili vuan edhe nga diabeti, është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Advertisement