Tiranë – Berisha, raporti për liberalizim është pozitiv

“Siç është në praktikën e deritanishme të KiE-së, raporti është pozitiv, shton disa kërkesa dhe kështu është vepruar edhe me vende të tjera që kanë marrë heqjen e vizave. Grupet vijnë sërish për ti parë, por kësaj here procesi ecën. Ka disa etapa, ka një proces politik, legjislativ, që do të votohet edhe në parlament më vonë, ndaj dhe duhet të bëjmë çdo gjë që çështjet e raportit ti konkretizojmë sa më mirë dhe sa më shpejt”, u shpreh Berisha. Në fjalën e tij , kreu i qeverisë vlerësoi se të gjitha institucionet do të përshtaten me situatën e re duke marrë masat për plotësimin e standardeve. “Është shumë e nevojshme që kapacitetet e institucioneve tona të përshtaten dhe të konsolidohen 100% në përputhje me statusin e ri. Unë e konsideroj status të ri të vendit heqjen e vizave. Vendi fiton përgjegjësi të reja ndaj vendeve të tjera”, u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi se modernizimi i procedurave dhe proceseve ka bërë që vendi ynë të arrijë standardet më moderne të kontrollit e të kalimit të kufirit; se hapa të mëdha të rëndësishme janë bërë në aspektin ligjor, sic janë përmirësimet në ligjin e konfiskimit të pasurive, miratimi i ligjit kundër diskriminimit, si dhe shumë ligje të tjera.

Advertisement