Tajlandë – Evakuohet spitali kryesor

“Ndërtesa me 1,400 shtretër i dërgoi pacientët në dhjetë spitale të tjera të kryeqytetit”, tha zëdhënësja e spitalit. Në Bangkok mbretëron gjendje e acaruar ndërmjet qeverisë dhe protestuesve që kërkojnë largimin e qeverisë. Nga përleshjet, 27 vetë kanë vdekur dhe më shumë se 2 mijë janë plagosur.

Advertisement