Tiranë – Pollo, dixhitalizimi prioritet i qeverisë

Një fakt të tillë, e ka bërë me dijeni ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, gjatë një konference të posaçme për televizionin dixhital. “Së afërmi, do të lirohen shumë frekuenca televizive që aktualisht janë të zëna nga analogët, ky është një vendim që duhet ta zbatojmë dhe ne duhet ta realizojmë këtë transferim”, ka bërë me dijeni ministri Pollo. Duke shtuar më tej, se një fakt i tillë “përbën një revolucion në mediat televizive shqiptare” dhe se kalimi në sistem dixhital do të ofrojë larmi dhe oferta për teleshikuesit. “Duhet të kryhet ky transferim që t’u shërbejmë sa më mirë atyre”, ka përfunduar ai.

Advertisement