Shqipëri – Moti sot, 20 Prill 2010

Përjashtim bëjnë zonat veriore ku shirat do të jenë më të dendur. Në mesditë do të kemi shkëputje me kthjellime kryesisht, në ultësirën perëndimore. Pjesa e dytë e dites do të vijojë me vranësira dhe shira të dendur në zonat malore përgjatë kufirit Lindor ndërsa bregdeti dhe zona e ulët do të karakterizohet nga vranësira dhe shira lokale. Mesnata pritet të përmirësojë kushtet atmosferike duke larguar vranësirat dhe shirat nga i gjithe territori shqiptar. Temperaturat e ajrit do të bien me 2 – 3 grade në mëngjes ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 30 km/h nga drejtim Perëndimor – Veriperëndimor, për pasojë deti do të ketë dallgëzim të ulët.

Advertisement