Kosove – Ministri i Jashtem takime me eurodeputete ne Strasburg

Gjatë qëndrimit në Strasburg, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, pati një varg takimesh me eurodeputetë nga disa vende evropiane. Hyseni është takuar me Jacek Saryusz-Wolski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, të cilin e ka njoftuar për “përparime të dukshme në Kosovë, ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në funksionalizimin e tyre, për të qenë në shërbim të plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës së pavarur, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të tyre”.
Advertisement