Maqedoni – Moratinos në vend për zgjidhjen e kontestit të emrit

Moratinos do të kërkojë që të shtohen përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Athinën zyrtare. Afati i fundit i përcaktuar nga BE është muaji qershor. Burime për agjencinë e lajmeve INA thonë se Maqedonisë do t`i rekomandohet që të pranojë propozim emrin “Republika e Maqedonisë Veriore”, një propozim që ka marrë dritën jeshile edhe nga Athina zyrtare. Zyrtari i lartë i Spanjës dhe BE-së, sipas të gjitha gjasave, gjatë vizitës do të preokupohet edhe në lidhje me samitin e BE-Ballkani Perëndimor, i cili pritet të mbahet në fillim të qershorit në Sarajevë. Shefi i diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinis gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski, presidentin Gjorgje Ivanov, shefin e diplomacisë, Antonio Milloshoski si dhe deputetë të Parlamentit të Maqedonisë.

Advertisement