Evropë – Rihapen një pjesë e aeroporteve

Për Gjermaninë bëhet me dijeni se ndalim-fluturimi i përgjithshëm është caktuar deri në orën 14:00, por janë lejuar fluturime deri në një lartësi prej 3.000 metrash. Lufthansa mori një leje për nisjen e 50 avionëve të distancës së gjatë, të cilët do të kthejnë në Gjermani 15.000 pasagjerë nga Azia, Afrika dhe Amerika Veriore. Gjithësesi, situata vazhdon të ngelet e paqartë për shkak të një tjetër reje të madhe tymi që i është drejtuar Britanisë së Madhe. Ndërkohë, Roma dhe Milano kanë nisur fluturimet e para. Qiej të lirë edhe në Francë ku dy aeroportet e Parisit kanë rinisur punën normalisht. Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Skoci, Irlandë, Belgjikë e Zvicër. Ndërkohë, në Britani është ngritur një komitet krize i drejtuar nga kryeministri Gordon Braun.

Advertisement