Bosnje – Vendet e BE vendosin diplomatin austriak te derguar special

Vendet e Bashkimit Evropian i dhanë miratimin e tyre emërimit të diplomatit austriak, Valentin Inzko në postin e të dërguarit special të BE-së në Bosnje, për të zëvendësuar sllovakun Miroslav Lajcak. Burime të afërta me Ministrinë austriake të Punëve të Jashtme kishin njoftuar pak më parë emërimin e tij, per te cilin vendet e BE-së kishin rënë dakord që më 23 shkurt. Valentin Inzko, 59 vjeç, eshte ish-ambasador i Austrisë në Sarajevë nga 1996-1999 dhe ambasadori aktual i Austrisë në Slloveni.
Advertisement