Kukës – Tritol në shtëpinë e kryetarit të qarkut

Por për fat të mirë, në shtëpinë e kryetarit të qarkut të Kukësit janë shkaktuar vetëm materiale dhe asnjë i lënduar, megjithëse siç deklaroi vetë Bruka për mediat, në momentin e shpërthimit, gjendeshin në shtëpi të gjithë pjesëtarët e familjes. Sipas policisë së qytetit verior e cila shkoi menjëherë në vendngjarje, banesa e Shefqet Brukës është tronditur nga shpërthimi rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa shkaqet dhe autorët e këtij akti nuk janë zbuluar ende. Grupi hetimor është duke shqyrtuar të gjithë elementët e mundshëm të ngjarjes.

Advertisement