NEW MUSIC | Xhensila Myrtezaj & Pirro Cako – “Sekreti im”

Siç e keni vënë re, Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako kanë qenë në Firenze të Italisë për disa ditë për të realizuar klipin e këngës së tyre që titulluar “Sekreti im”. Kaq kemi ditur nëpërmjet Instagramit deri sa pritja mori fund dhe këngëtarët e lançuan projektin në të cilin kishin punuar për tre vite, vetëm pak minuta më parë.

Klipi është si një mini film italian, ku sigurisht Xhensila është kujdesur për një look shumë klas e njëkohësisht ka ruajtur freskinë në fytyrë me një makeup jo shumë të rënduar. Kënga flet për një “sekret” që dy partnerë kanë me njëri tjetrin, ku askush nuk e di dashurinë e tyre por ajo është e fuqishme dhe i tejkalon të gjitha dimensionet. Sigurisht, kjo do të jetë një këngë e shtuar në repertorin e muzikës së lehtë cilësore shqiptare sepse është larg nga këngët komerciale, përkundrazi, kjo baladë do goxha gjendje që të shijohet.

Advertisement

Këngën do të mund ta shijoni vetë dhe me siguri do të kthehet menjëherë në të preferuarën tuaj por le të ndalemi pak tek ajo çfarë Xhensila ka shkruar në postimin e saj në Instagram. Këngëtarja ka treguar se për këtë bashkëpunim është derdhur shumë “mund” dhe art pasi siç thotë ajo, Pirro Çako ka punuar për 3 vite që ta sjellë këtë këngë në fazën përfundimtare. Sigurisht ajo ka falenderuar edhe bashkëpuntorët e tjerë si Darko Dimitrov për muzikën si dhe Eduard Grishajn për regjinë që I ka bërë klipit.

/News31.al/