Tiranë – Fratini viziton vendin

Friday, December 5, 2025

Fokusi i axhendës së tij në takimet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, do të jetë pikërisht procesi i liberalizimit të vizave dhe dorëzimi i pyetësorit të Komisionit Europian në 15 prill në Bruksel nga ana e kryeministrit Sali Berisha. Burime pranë Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, bënë dje të ditur për mediat se vizita e Fratinit do të jetë vetëm disa orëshe. Së pari është planifikuar që ai të pritet nga zv/kryeministri Ilir Meta, njëherësh shefi i diplomacisë shqiptare. Pas këtij takimi të dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët shtypi për mediat. Më pas, takimet e ministrit të Jashtëm italian do të vijojnë me kryeministrin Sali Berisha e mandej edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Fratini personalisht, por edhe qeveria italiane janë pozicionuar qartësisht si mbështetës të fortë të integrimit të Shqipërisë në BE si edhe pro liberalizimit të vizave për shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -