Rusi – Komision hetimor për aksidentin ajror

Medvedev ka caktuar në krye te komisionit vetë kryeministrin Vladimir Putin, ndërsa në vendngjarje ka dërguar ministrin rus të Mbrojtjes Civile. Lajmin e bën të ditur agjencia Itar-Tass, duke theksuar se hyrja në zonën e aksidentit është shumë e vështirë. Avioni i presidentit polak duhet të ulej në aeroportin e Smolenskit për të shkuar më pas në Katyn, ku do t’i bëheshin homazhe 22 mijë viktimave të masakrës me autor Stalinin. Në bordin e avionit ndodheshin edhe të afërm të zyrtarëve të masakruar në tragjedinë e 1940.

Advertisement