Tiranë – Berisha, nuk do të marrim kompetencat e pushtetit vendor

Kështu pohoi kryeministri Berisha gjatë një konference për shtyp, gjatë së cilës foli për problematikën e rikonstruksionit të sheshit “Skënderbej”. Sipas tij, qeveria e konsideron sheshin dhe bulevardin qendror, si ansambël të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, shpallur kjo rreth 10 vjet më parë nga qeveria socialiste, me propozim të ish-ministrit të Kulturës, Edi Rama. “Instituti i Monumenteve të Kulturës, bazuar në shqyrtimin e planit i ka kërkuar Ramës heqjen dorë nga kulla, e cila bllokon bulevardin apo e ndan atë dhe e shndërron atë në një rrugë qorre, nga një bulevard me hapësirë madhështore, sikundër shtohet problemi edhe për kullat e tjera për të cilat thuhet se janë largim nga identiteti”, tha më tej kreu i qeverisë. Duke shtuar se kullat e largojnë nga identiteti ansamblin sheshi “Skënderbej”, prandaj i bëri thirrje Ramës që të respektojë në mënyrë të detyruar rregullat që përcakton ky institut, të cilin e ka vlerësuar si gardian i vlerave të trashëgimisë kulturore të vendit.

Advertisement