Kakavijë – Arrestohen tre të shpallur në kërkim

Ata janë konkretisht Fabian Gega, 23-vjeç, lindur dhe banues në Berat; Dhimitër Memini, 24-vjeç, lindur e banues në Vlorë dhe Zurbi Çoni, 35-vjeç, edhe ky lindur e banues në Berat. I pari rezultonte si person i shpallur në kërkim pasi gjykata e Beratit e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes”. Kurse dy të tjerët, kërkoheshin pasi kishin kryer veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit”. Ndërkaq, forcat policore bëjnë me dijeni se po vijon puna për përballimin e fluksit të kthimit të emigrantëve si dhe goditjen e të gjitha veprimtarive të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet pikave të kalimit apo kufirit të gjelbër.

Advertisement