Kirgistan – Protesta për të rrëzuar presidentin Bakijev

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Kurmanbek Bakijev. Ngjarja ndodhi jashtë presidencës së Kirgizisë, në kryeqytetin Bishkek, kur shpërthyen të shtënat ndërmjet forcave të sigurisë dhe njerëzve që ishin në turmën e demonstruesve kundër Qeverisë. Mediat raportojnë se në kryeqytetin Bishkek protestuesit kanë depërtuar në Parlamentin e Kirgizisë, ndërsa nga Zyra e prokurorisë është parë flakë. Bëhet e ditur se mijëra demonstrues e rrethuan presidencën në Bishkek, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Kurmanbek Bakiev. Asnjë stacion televiziv nuk transmeton program, pasi protestuesit e zemëruar kanë depërtuar në selinë e ndërtesës së Televizionit shtetëror gjatë protestave anti-qeveritare, që u shndërruan në të dhunshme. Presidenti Bakijev ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Bishkek ndërkohë që në qytetin verior, Talas, gjatë natës protestuesit e kanë rimarrë kontrollin ndaj një ndërtese qeveritare dhe kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Bakiev. Protesta janë mbajtur edhe në qytetet Osh dhe Tokmok.

Advertisement