Kosovë – Ndryshime të tjera në qeveri

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave në ndryshimet e reja mund të përfshihen edhe disa nga ministrat e shkarkuar, të cilët mund të bëhen zëvendësministra. Sipas burimeve, janë 6 zëvendësministrat që pritet të shkarkohen, në bazë të marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeveritar. Burimet shtojnë më tej se paketa e ndryshimeve mund të mbyllet brenda pak ditësh, kur kryeministri Thaci të bëjë publikë emrat e rinj të zëvendësministrave.

Advertisement