Tiranë – Kryeministri Berisha viziton Kuvajtin

Një pjesë e axhendës së Kryeministrit Berisha do të jetë e fokusuar në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ku do të nënshkruhen edhe një seri marrëveshjesh të rëndësishme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kuvajtit. Në këtë vizitë Berisha shoqërohet nga ministri i Financave, Ridvan Bode, nga ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, si dhe nga një përfaqësi e komunitetit të biznesit shqiptar. Zyra e shtypit e kryeministrisë njofton se në këto takime pritet të nënshkruhet konventa mes Shqipërisë dhe Kuvajtit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin. Gjithashtu pritet të nënshkruhet programit ekzekutiv për turizmin etj. Berisha do të takohet me Emirin e Kuvajtit, Sheikun Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah si dhe me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohammed Al-Kharafi. Takime do të këtë dhe me drejtues pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kuvajtit, si dhe me Abdulëahab Al-Bader, Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab.

Advertisement