Tiranë – Prifti, mbifaturimi i energjisë do të rimbursohet

Kjo është deklarata që ka bërë sot ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, gjatë një konference për mediat. Prifi konfirmoi dhe një herë faktin e abuzimeve të ndodhura me faturat e Korporatës Elektroenergjitike gjatë muajit dhjetor, por ka theksuar se nuk ka qenë abuzim i qëllimshëm. Ai u është referuar dhe problemeve të ndodhura më parë, duke e cilësuar këtë si një mungesë koordinimi të institucioneve përgjegjëse për faturimin e energjisë. “Ka pasur mbifaturim në muajin dhjetor por çdo gjë do të kompensohet”, është shprehur gjatë konferencës për mediat, ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Ai është ndalur dhe në procesin e konçensioneve duke theksuar se “deri tani janë dhënë 114 konçensione”. Prifti theksoi se energjia është fusha më vitale e investimeve dhe se qeveria po bënë përpjekje për energjinë bërthamore. Ai u shpreh se aktualisht institucionet janë në fazën e përshtatjes se legjislacionit, por kërkesat nga investitorët e huaj nuk kanë munguar. “Kërkesa nga investitorët për energji bërthamore vijnë çdo ditë. Në momentin që ne do të jemi gati, do të fillojmë ti lejojmë ata për të bërë investime”, u shpreh Prifti.

Advertisement