Ellen DeGeneres po e mendon seriozisht të mbyllë programin!

Ajo moderon një prej programeve më të ndjekur në SHBA por jo vetëm. Por, duket se Ellen DeGeneres po e konsideron seriozisht që ta mbyllë “The Ellen DeGeneres Show”. Kontrata e programit të saj përfundon në verën e 2020-ës, dhe Ellen është shprehur se nuk e di ende nëse do ta rinovojë sërish. Komediania ka treguar se së fundmi ka patur këshilla nga bashkëshortja Portia de Rossi e cila dëshiron që Ellen ta lërë show-n; ndërsa nga ana tjetër i vëllai Vance DeGeneres këmbëngul që ajo duhet ta vazhdojë programin.“Asaj nuk I pëlqen fare kur dëgjon vëllain tim teksa më shtyn të mos e mbyll programin”; tregoi DeGeneres për New York Times rreth bashkëshortes Portia.Ellen DeGeneres debutoi për herë të parë në vitin 2003,  dhe “The Ellen DeGeneres Show” ka hyrë në sezonin e 16-të të transmetimit.Komediania dhe moderatorja ka treguar për New York Times se është shumë e pavendosur nëse pas përfundimit të kontratës, do ta vazhdojë sërish programin./Bordo/

Advertisement