Rusi – Sulmet merren përsipër nga cecenët

Ai është vetëshpallur ‘emiri i Kaukazit’ dhe ka deklaruar se sulmin e ka kryer në përgjigjje të sulmeve të forcave të sigurisë ruse dhe ka kërcënuar se lufta do të vazhdojë. Në një mesazh video Umarov deklaroi se e urdhëroi personalisht operacionet në shenjë hakmarrjeje për sulmet e forcave ruse më 20 shkurt. “Të dy operacionet u kryen me urdhërin tim dhe nuk do të jenë të fundit”, thotë Umarov, në mesazhin lëshuar vetëm disa orë pas ngjarjes. Po ashtu Umarov thekson se lufta do të vazhdojë dhe me vullnetin e Zotit, rusët do ndjejnë këtë në lëkurën e tyre.