Pjesa e dyte e ditës do të përmirësojë gradualisht kushtet atmosferike duke larguar shirat e dobet nga i gjithe territori shqiptar dhe kthjellimet do të rikthehen serish ne vend. Nën dominimin e motit të kthjellet do te mbetemi deri ne mengjes. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 3 gradë në mëngjes ndersa mesdita do të sjellë rënie të temperaturave, me të ndjeshme në Veri të vendit. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe ne det me shpejtësi 28 km/h nga drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të arrije 2 ballë. Kontinenti Europian do te mbetet nen ndikimin e motit te paqëndrueshëm ne pjesën me te madhe te tij. Ishujt Britanike, Europa Jugperëndimore dhe vendet Skandinave serish do te jene me reshje shiu të konsiderueshme dhe stuhi të forta ere. Po ashtu dhe Juglindja e kontinentit do të karakterizohet nga vranësira dhe shira te dobet e lokale.

Advertisement