Shpërthen Robert Aliaj ndaj VIP-ve shqiptarë: “Janë kategoria më e pështirë sepse…”

Robert Aliaj njihet për deklaratat e tij publike që shpesh herë janë të forta dhe shkaktojnë reagim. Një të tillë e ka bërë artisti vetëm pak minuta më parë në rrjetet sociale ku kësaj here ‘sulmon’ figurat publike dhe personazhet e njohur në vend.

“Figurat publike dhe celebritetet ne pergjithesi pa dashur ta ekzagjeroj jane kategoria me e peshtire dhe e korriptuar e shoqerise shqiptare. Kjo specie nuk eshte perfshire asnjehere ne ngjarjet e medha dhe veshtiresite qe ka kaluar Shqiperia eshte specia ne hileqare dhe opurtuniste qe ekziston, qe si ushqim kryesor shpirtror e material ka publikun pa te cilin nuk i mbetet asnje vlere. Qe sa here e ndjen detyrimin e perfshirjes ne perkrahje ne interesa publike, thote nuk merrem me kai gjojnash, shoh punen time”, shkruan artisti.

Advertisement

Sipas tij personazhet e njohur nuk e kuptojnë detyrimin që kanë për tu përfshirë në çështje publike dhe se sa i rëndësishêm do të ishte angazhimi i tyre. Ai i quaj ata delirantë dhe egoistë që “bëjnë selfie edhe në tualete” e postojnë foto intime në rrjet duke ç’orientuar shijet e publikut.

View this post on Instagram

Figurat Publike dhe celebritetet në përgjithësi pa dashur ta ekzagjeroj, jane kategoria me e pështirë dhe e korruptuar e shoqërise shqiptare. Kjo specie nuk eshte perfshire asnjëhere ne ngjarjet e medha dhe vështirësitë qe ka kaluar Shqiperia, eshte specia më hileqare e oportuniste qe ekziston, qe si ushqim kryesor shpirteror e material ka publikun, pa te cilin nuk i mbetet më asnje vlere. Qe sa here e ndjen detyrimin e perfshirjes ne perkrahje te interesave publike thote: nuk merrem me ksi gjojnash, shof punen time. Që nuk e kupton detyrimin e përfshirjes në çështje publike, dhe qe do të ishte e rëndësishme që publiku të mbështej ne angazhimin e tyre. Kjo kategori delirantësh egoistë janë të fiksuar pas praktikave jo etike qe eklipsojne interesat publike. Bejnë selfie edhe në tualetë. Ekspozimi i vetëvetes dhe i seksualitetit te tyre, pozimi si imbecilër dhe postimi i fotove intime ne rrjet, ka corientuar shijet dhe interesat estetike të publikut, i cili për hir të së vërtetës nuk di çfarë kerkon. #ahkumehodhizoti #robertdragot #mestudentet

A post shared by Robert Aliaj Dragot (@robertdragot) on

Nuk dihet nëse kjo akuzë e rëndë e adresuar ndaj VIP-ve shqiptarë që i referohet Robert Aliaj lidhet me protestat disaditore të studentëve shqiptarë përpara Ministrisë së Arsimit. Duhet thënë se Aliaj prej ditësh ka shprehur haptas mbështetjen e tij ndaj kauzës së mijëra studentëve e madje është parë së bashku me të bijën në protestë. /Bordo/