Aktori i njohur shqiptar në drejtimin e Fest 57, i bashkohet një emër ndërkombëtar

Festivali i Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar ka qenë dhe mbetet një nga ngjarjet kulmore artistike shqiptare. Ky festival organizohet çdo fundvit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në të marrin pjesë këngëtarë të rinj dhe këngëtarë të afirmuar më dëshirën e madhe për të përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovizion’. Këtë vit personazhi që është përzgjedhur për të  drejtuar festivalin e 57-të është aktori i madh Viktor Zhusti. Viktor Zhustin e kemi parë të interpretojë në shumë role, por kësaj here do ta shohim nën moderimin e festivalit të fundvitit. Krahas tij do të shfaqet edhe ylli ndërkombëtar Ana Golja, aktore shqiptaro- kanadeze dhe producente shumë e suksesshme. Ajo njihet për rolet e saj të shumtë në seriale amerikane. /Express/

anagolja_oakes_10-07-17-02521-

Advertisement