5 rregullat e pazakonta që familja mbretërore duhet të ndjekë gjatë Krishtlindjes

Friday, December 5, 2025

Ndërkohë që Tirana, sikundër edhe shumë kryeqytete të ndryshme në botë po përgatiten dalëngadalë për të mirëpitur festat e fundvitit, kësaj atmosefere nuk mund t’i shpëtojnë as pjesëtarët e familjes mbretërore britanike. Siç tashmë dihet, ata janë në qendrën e vëmendjes mediatike dhe paparazzi-ve gjithë kohës, por jo më pak edhe gjatë periudhës së festave. Le të zbulojmë së bashku 5 traditat më të pazakonta të tyre.

1.Të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore duhet të peshohen para dhe pas drekës së Krishtlindjes: Dihet që gjatë festave jemi më të predispozuar për të abuzuar me ushqimin, e mesa duket këtij ‘’rregulli’’ të pashkruar nuk i shpëtojnë as pjesëtarët e familjes mbretërore britanike. Megjithatë ata kanë gjetur një mënyrë interesante për të mbajtur peshën nën kontroll, që është loja e peshores, një traditë që rrjedh që prej kohës së mbretit Eduardi i 2-të. Meghan dhe mamaja e saj Doria Ragland janë paralajmëruar, kështu që bëjnë mirë të mos hanë shumë.
2.Shohin të gjithë një film së bashku:Nëse mendoni se pas drekës së Krishtlindjes, që sipas ish-shefit të kuzhinës së Pallatit të Kensingtonit Darren McGady është tejet e bollshme, mendoni dikund, gaboheni. Tashmë është bërë traditë që gjatë pasdites të datës 25 dhjetor, the royals mblidhen të gjithë së bashku për të parë një film.
3.Dhuratat e tyre janë thjesht të papara: Mbretëresha Elizabeth ka kërkuar gjithmonë që asnjë prej djemve dhe nipave e mbesave të saj të mos shpenzojnë shumë për dhurata, në fund të fundit ajo që ka rëndësi është shpirti i festës apo. Pjesëtarët e familjes mbretërore shkëmbejnë mes njëri-tjetrit dhurata të thjeshta dhe aspak tradicionale. Për shembull Kate i ka dhuruar mbretëreshës Elizabeth një vazo me chutney, salcë pikante, kurse Harry ka guxuar shumë më tepër..duke i blerë gjyshes së tij një kapuç ku shkruhej ‘’Ain’t life a Bitch’’.

gettyimages 473902674 1542794139
4.Mbreteresha i kushton shumë rëndësi dekorimit të pemës: Duke qenë se në shërbim të familjes mbretërore është një numër i madh punonjësish, nuk do të bënte sens që mbretëresha të merrej vetë me dekorimin e pemës. Por, e para e familjes mbretërore nuk lejon kurrsesi që shërbyesit të vënë zbukurimet e dritat pa qenë vetë e pranishme. Duke qenë se në familje tashmë janë edhe 3 fëmijë të vegjël, Elizabeth zgjedh të vendosë yllin në majë bashkë me ta.
5.Harry dhe William luajnë futboll:Tashmë e denim që dy vëllezërit e duan shumë sportin, por ja që një ditë pas Krishtlindjes dy djemtë e princit Charles zgjedhin të luajnë futboll. Bëhet fjalë për një lloj mini-turneu ku marrin pjesë burrat e familjes, stafi, por edhe miqtë e tyre më të ngushtë./Burimi ”COSMOPOLITAN”/LIVING

torneo 1542792866

RELATED ARTICLES
- Advertisment -