Kështu, më 28 mars, edhe në Shqipëri orët do të lëvizin një orë para, një ndryshim ky i cili do të zgjasë deri në javën e fundit të muajit tetor, kohë kur nis edhe aplikimi i orarit të ri, atij me 60 minuta pas. Konkretisht, në orën 03:00 të datës 28 mars, akrepat do të shkojnë një orë para dhe kjo gjë do të ndodhë në të njëjtën kohë për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ora e të cilave do të ndryshojë në të njëjtin çast. Ndryshimi i orës ka nisur të aplikohet për të gjithë që nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës, për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


