Tiranë – PD, Rama t’i japë fund turizmit parlamentar

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli u shpreh se kreu i PS-së duhet ti jap fund, “turizmit parlamentar”. “Partia Demokratike i kërkon zotit Rama ti jap fund ”turizmit parlamentar” dhe të marrë rolin e tij në Parlament dhe në Komisionin Hetimor”, tha Mëhilli. Ajo ka theksuar se për interesa personale, kreu i PS-së po dëmton imazhin e vendit. “Edvin Kristaq Kriza apo Kryetar 2 K, që është i vetmi i quajtur socialist në Evropë që për interesa të karrierës personale dhe të klanit që e mbron, përhap trillime e mashtrime çdo ditë për të dëmtuar imazhin e vendit”, u shpreh Mëhilli. Zëdhënësja e PD-së, vlerësoi se sjellja e bojkotit dhe lëvizjet anti-instititcionale të lidershipit të PS-së, nuk kërkojnë hetimin e zgjedhjeve, por ndëshkimin e qytetarëve që nuk i dhanë votën në zgjedhjet e fundit parlamentare. “Qartësojmë shqiptarët se z.Rama nuk kërkon transparencën e zgjedhjeve por kërkon me çdo kusht që dramën e tij personale, trashëgiminë e tij ideologjike t’ja u kthej në ndëshkim shqiptarëve si një hakmarrje primitive për disfatën që ata i rezervuan më 28 Qershor”, përfundoi deklaratën e saj Mëhilli.

Advertisement