Në një konferencë të përbashkët për mediat me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, kryediplomati hungarez vlerësoi se, Shqipëria deri tani ka bërë përpjekje serioze për heqjen e vizave. Balazs, është shprehur se me plotësimin e kritereve teknike, nuk ka më asnjë problem për Shqipërinë që të hyjnë në zonën Shengen. Por nga ana tjetër ai theksoi se Hungaria është vetëm një prej 27 vendeve që duhet të jap miratimin në mbledhjen e KE-së për heqjen e vizave dhe në këtë pikë ai i mëshoi faktit se përmbushja e kritereve do të jetë elementi kryesor i vlerësimit. Ndërkohë që ministri i Jashtëm, Ilir Meta, në fjalën e tij theksoi se liberalizimi i vizave është i sigurt brenda këtij viti.