Gjirokastër – OSBE dhuron lexues optikë

Ambasadori Robert Bosch, i pranishëm në këtë ceremoni, tha se këto pajisje do ta modernizojnë më tej kontrollin e kufirit. Nga ana tjetër, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, tha se këto pajisje, do të rrisin sigurinë e kufijve, një nga kriteret kyç ky, për liberalizimin e vizave. Në veprimtari po ashtu kanë marrë pjesë Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, si dhe Pëllumb Nako, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë Kufitare dhe të Migrimit.

Advertisement