Bëhet me dijeni paraprakisht se viktima mban emrin Nexhat Gega dhe se është roje i një dyqani në këtë fshat. Por ajo që nuk dihet ende është se përse mund të jetë shkaktuar goditja fatale ndaj tij dhe kush mund të kenë qenë agresorët e këtij sulmi. Ndërkohë që grupi hetimor i cili ka arritur në vendngjarje, ka nisur menjëherë hetimet për të gjetur autorët e këtij akti tragjik, por ende nuk raportohet ndonjë pistë për motivet e vrasjes së 70-vjeçarit.