Tiranë – Berisha, secili të japë kontributin e tij për liberalizimin

Kryeministri Sali Berisha e ka pohuar këtë gjatë një konference në kuadrin e analizës së rezultateve të planit të veprimit kundër kultivimit dhe trafikut të lëndës narkotike, kanabis sativa. Ai i ka përgëzuar publikisht forcat policore në vend për atë që ai e quajti “luftë të suksesshme në kuadrin e luftës kundër trafiqeve të drogës”. “Ju keni bërë që Shqipëria, gjithmonë e më shumë të çlirohet nga projektet e zeza të trafikut ndërkombëtar të drogës, si edhe një rrugë tejet e rrezikshme për trafikantët ndërkombëtarë dhe ata rajonalë”, u ka thënë ai atyre gjatë fjalës që mbajti në konferencën për rezultatet e luftës anti-kanabis. “Jemi para momenteve madhore, si heqja e vizave dhe secili duhet të japë kontributin e tij, në mënyrë që ai të vlerësohet si një proces plotësisht i merituar për shqiptarët”, e mbylli fjalën e tij në lidhje me këtë koncept, kryeministri Berisha.

Advertisement