Tiranë – Klosi, qeveria nuk mbron interesat e qytetarëve

“Rritja e cmimeve të ushqimeve, faturat e shtrenjtuara të energjisë elektrike, rritja e paralajmëruar e cmimit të ujit, rënia e frikshme e niveleve të tregtisë, zhvlerësimi i monedhës vendase, vështirësitë e kredimarrjes jo vetëm për biznensin por edhe për individët, janë treguesi më i qartë se vështirësitë me të cilat përballen qytetarët shqiptarë kanë shkuar aty ku nuk mban më”, u shpreh Klosi. Sipas tij, për gjendjen e krijuar përgjegjëse është qeveria, e cila refuzon në mënyrë të përsëritur të mbrojë interesat e tyre. “Përballë kësaj situate mbetet vetëm një mënyrë për të gjetur zgjidhje: protestë dhe vetëm protestë”, u shpreh Klosi.

Advertisement