Korcë – Hetohet OMONIA për skandalin e vizave

I akuzuari është Spiro Liçi, 62-vjeç, pasi në bazë të informacioneve të marra, ky person ka abuzuar me detyrën e tij si kryetar i organizatës Omonia të qytetit të Korçës, duke nxjerrë viza për në shtetin grek personave që nuk kanë qenë fare anëtarë të kësaj organizate dhe duke mos u prerë faturë për lekët që personat paguajnë për vizat. Ndaj tij rëndon vepra penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, neni 245/1 i Kodit Penal.

Advertisement