Meghan Markle e ka gjetur sekretin si të duket në formë edhe kur është e përgjumur

Nëse mendoni se të jesh pjesë e familjes mbretërore është e lehtë, gaboheni. Jeta e tyre është aq dinamike dhe pjesëtarët e familjes mbretërore duhet të jenë gjithmonë në formë: të buzëqeshur dhe në humor. Ata janë gjatë gjithë kohës në angazhime të ndryshme, si për shembull turi 16-ditor i Meghan Markle dhe princit Harry në Australi dhe Zelandën e Re. Edhe pse na duken perfekt në veshje pjesëtarët e familjes mbretërore me siguri kanë disa “probleme” të përditshme si të gjithë njerëzit normal. Për shembull si ia bën Meghan Markle të mos duket e përgjumur edhe kur ka takime të rëndësishme zyrtare që në mëngjes?

Ajo e ka gjetur sekretin e freskisë në fytyrën e saj. Makeup artistja e VIP-ave, Francesca Abrahamovitch ka treguar se Dukesha e Sussex vendos një laps nudë në pjesën e poshtme të syrit. Në raste të veçanta edhe lapsi i zi është i preferuari i Meghan për të fshehur sadopak lodhjen që mund t’i reflektohet në sy./Class

Advertisement