Serbi – Jeremic, konferenca rajonale ishte e pasuksesshme

Në një deklaratë që ka dhënë në Beograd, Jeremiç u shpreh se konferenca “me gjithë përpjekjet, në fund ka pasur efekt, i cili ishte shumë nën atë që pritej”. Duke u shprehur për kërkesën e Serbisë, që Kosova, në këtë takim të përfaqësohej sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e jo si shtet i pavarur, Jeremic tha se “mikpritësit, për fat të keq, këtë nuk ishin në gjendje ta plotësojnë dhe nën këto kushte, nuk ka mundur të pritej që atje të paraqitet presidenti i Serbisë dhe zyrtarët më të lartë të BE-së”, ka thënë ai. Më tutje, ai i tha Radio Televizionit të Serbisë se ka pasur presione që Serbia të marrë pjesë në Konferencën e Bërdos. “Disa presione ishin edhe publike, por ne e kemi pozicionin tonë të qartë, nga i cili nuk mund të tërhiqemi”, është shprehur Jeremiç.

Advertisement