Slloveni – Konferencë rajonale, Kosova merr pjesë si shtet Serbia refuzon

Kosova pritet të marrë pjesë e përfaqësuar si shtet dhe jo e prezantuar nga UNMIK, çka pritet të shkaktojë edhe mospjesëmarrjen e presidentit serb, Boris Tadiç. Vetë Tadiç është shprehur se refuzon të marrë pjesë në një samit, ku Kosova do të jetë e pranishme si shtet i pavarur. Nga ana e tij, kryeministri slloven, Borut Pahor shkoi edhe në Beograd dhe në Bruksel për të bindur partnerët ta pranojnë ftesën dhe të marrin pjesë në samit. Ndërsa, presidenti slloven, Danilo Turk deklaroi se ky samit duhet të shënojë fillimin nga ana e vendeve të rajonit të bisedimeve të drejtpërdrejta për problemet si edhe të demonstrojnë nivel më të lartë të pjekurisë politike.

Advertisement