Tiranë – Komisioneri për Zgjerimin viziton sot vendin

Para se të vinte këtu, ai shpesh ka deklaruar se dëshironte ta gjente Tiranën zyrtare në një situatë të çtensionuar politike, duke nënkuptuar arritjen e konsensusit mes palëve për transparencën e procesit zgjedhor, por duket se nuk ka ngjarë kështu pasi ende Kuvendi po vazhdon me debatet dhe diskutimet rreth kësaj çështje. “Shpresoj shumë që ngërçi që lidhet me pjesëmarrjen aktive në Kuvend të deputetëve të Partisë Socialiste të mund të zgjidhet para vizitës sime dhe do t’u bëja thirrje të gjithë udhëheqësve politikë të punojnë së bashku, në mënyrë që Shqipëria të çojë përpara reformat e duhura në të mirë të vetë qytetarëve të saj, si edhe në të mirë të aspiratave të saj evropiane”, citohet të jetë shprehur komisioneri Fule, referuar njoftimit të zyrës së Delegacionit të KE-së në Shqipëri dy ditë më parë.

Advertisement