Kjo, nisur nga fakti i mbështetjes që Franca dhe presidenti Sarkozi i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë lidhur me integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, bëhet me dijeni se kryeministri Berisha i informoi parlamentarët francezë mbi zhvillimet e fundit në vend dhe me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për tërheqjen e investitorëve të huaj, përfshi edhe investitorët francezë. Gjithashtu, ai i njohu të pranishmit në këtë takim edhe me arritjet e Shqipërisë në drejtim të procesit të integrimit, luftën kundër krimit, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, si dhe me një sërë reformash të tjera të suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare.