Shkodër – Gjatë kontrollit në shtëpi tenton të qëllojë mbi policinë

Fjala është për 26-vjeçarin Sokol Kola, banor i fshatit Bushat të Shkodrës, i cili është arrestuar në flagrancë gjatë një operacioni të organizuar nga forcat policore pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se ai mbante armë zjarri në shtëpi. Kështu, pasi u ushtrua kontroll në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, si dhe një krehër me 30 fishekë. I lartpërmenduri i ka kundërshtuar forcat e policisë dhe në një moment ka mbushur armën e zjarrit duke tentuar t’u drejtohej atyre, por falë veprimeve të shpejta të ndërhyrjes, ato bënë të mundur neutralizimin e tij.

Advertisement