Fermerët në fjalë, të cilët janë nga komunat Bushat, Guri i Zi, Ana e Malit dhe Bërdicë, u takuan me zv/ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Deborah Jones, e cila ndihmoi në shpërndarjen e filizave ndaj tyre. “Duke u përpjekur ta transformojmë katastrofën në një mundësi për të përmirësuar jetesën e fermerëve në Shkodër, sot USAID po dhuron 50.000 filiza për t’ju ndihmuar jo vetëm në përmirësimin e jetesës tuaj, por për ta ndërtuar më mirë atë”, tha Jones. Ndërsa nëpërmjet Kryqit të Kuq Shqiptar, USAID shpërndau batanije, ushqime, pako sanitare dhe furnizime të tjera për ndihmë emergjence për 5000 banorë në Shkodër dhe për 5000 të tjerë në veri të Shqipërisë.