Greqi – BE vendos mënyrat e ndihmës

Pas një takimi të zhvilluar në Bruksel, ata zbuluan vetëm pak detaje të marrëveshjes, përvec vendimit për përjashtimin e një garancie për dhënien e huave. Për javë të tëra tregjet financiare kanë vënë në pikëpyetje nëse premtimi i BE-së për të ndihmuar Greqinë do të bëhej realitet. Pas takimit disa orësh, ministrat e Financave të 16 vendeve të eurozonës kanë rënë dakord për mënyrën se si do të ndihmohet Greqia. Lideri i tyre, kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker tha se plani konsiston në mbushjen e boshllëqeve që mund të dalin gjatë betejës së Greqisë për të vënë nën kontroll financat e saj.

Advertisement