Reshjet më të dendura do të ketë në veri dhe qendër të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar gradualisht reshjet e shiut dhe dëborës nga territori. Në mbrëmje, moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehte në vlerat e mëngjesit, përjashtuar veriun e vendit, ndërsa mesdita do të sjellë rënie të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehte në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtim kryesisht Perëndimor ndërsa dallgëzimi në det do jetë i ulët. Kontinenti Europian do të përfshihet nga kushtet e motit të paqëndrueshëm ditën e premte. Juglindja dhe Verilindja e kontinentit do të dominohen nga reshje shiu dhe dëbore. Po ashtu Ishujt Britanike si dhe Perëndimi i kontinentit do të përfshihen nga reshje shiu e dëbore të shoqëruar herë pas hërë me stuhi të forta ere. Ndërsa Europa Jugperëndimore do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.