Tiranë – Kuvendi miraton pr/rezolutën për liberalizimin e vizave

Një fakt i tillë pohohet në projektrezolutën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për liberalizimin e vizave, e cila u paraqit në Kuvend për miratim nga kreu i tij, Astrit Patozi, ndërsa u lexua nga deputeti Fatos Beja. Partia Socialiste nga ana e saj, përmes deputetes Arta Dade, kërkoi amendimin dhe ndryshimin e kësaj projekt-rezolute në pjesët ku lavdërohet puna e qeverisë. “Duke konsideruar se ky proces është në dobi të zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, vlerëson arritjet e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të procesit të liberalizimit të vizave dhe inkurajon qeverinë për vazhdimësinë e përpjekjeve për të konsoliduar më tej progresin tashmë të konsiderueshëm, të njohur dhe të vlerësuar nga institucionet e BE”, citohet më tej në dokumentin e rezolutës për vizat. Duke përfunduar se “mirëpret që Parlamenti Evropian, vendet anëtare dhe Komisioni Europian të marrin në konsideratë përmbushjen e detyrimeve të udhërrëfyesit nga Shqipëria si dhe konsensusin që ekziston mes të gjitha forcave politike, lidhur me arritjen e objektivit të udhëtimit pa viza për qytetarët shqiptarë si pjesë e plotësimit të ëndrrës së tyre evropiane”.

Advertisement