Kosovë – Feith kërkon largimin e një ministri

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat saktësojnë se ministri në fjalë akuzohet nga ICO se ka përvetësuar në mënyrë të parregullt dhjetëra miliona euro. Sipas burimeve, ministri në fjalë, emri i të cilit nuk publikohet, është një eksponent i spikatur politik dhe drejton një dikaster të rëndësishëm. Burimet shtojnë më tej se ICO i ka dorëzuar kryeministrit Thaci edhe një dosje ku paraqiten provat për abuzimet e kryera nga ky person.

Advertisement