Shqipëri – Moti sot, 11 Mars 2010

Saturday, December 6, 2025

Mesdita do të sjellë shkëputje me kthjellime në të gjithë vendin. Një sistem vranësirash pritet të përfshijë të gjithë territorin shqiptar në pjesën e dytë të ditës dhe për pasojë në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të rikthehen sërish në vend, ndërsa reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por mesdita do të sjellë rritje me 2 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtim jugor-jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do jetë 3 ballë. Gadishulli Apenin dhe Juglindja e kontinentin europian do të vijojnë me reshje shiu e dëbore, por në sasi më të pakta. Të rrezikuar nga reshjet e dëborës dhe stuhi të forta ere do të mbetet dhe Europa Verilindore. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit europian do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të kalimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -