Francë – Rama takohet me zëvendëspresidentin e parë të Parlamentit Evropian

Zv.presidenti i parë i PE ka shprehur mbështetjen e tij ndaj qëndrimit të opozitës shqiptare për hetimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit. Pittella nënvizoi se hetimi i zgjedhjeve është një cështje me rëndësi të madhe që do t’i shërbejë maxhorancës sikurse edhe opozitës. “Ne mbështesim përpjekjet e Ramës. Duhet të ngrihet një komision hetimor për të zbuluar të vërtetën e zgjedhjeve”, u shpreh Pittella gjatë takimit me kryesocialistin. Zv.presidenti i parë i PE e cilësoi të frikshëm mashtrimin elektoral në Ruzhdije dhe i bëri thirrje qeverisë të pranojë hetimin e zgjedhjeve. Kryetari i Partisë, Edi Rama që ndodhet në Strasburg ku i është drejtuar grupit parlamentar socialist në Parlamentin Europian që të mbështesë kërkesën e opozitës për transparancën e plotë të zgjedhjeve të 28 Qershorit si dhe liberalizim vizash për gjithë shqiptarët. “Europa të mbështesë transparencën elektorale në Shqipëri si dhe levizjen e lirë të shqiptareve”, deklaroi Rama para personaliteteve të larta evropiane.

Advertisement