Për këtë qëllim, u vunë detyra konkrete për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që nën koordinimin e Ministrit të Shtetit për Reformat, të përcaktojnë një plan veprimi brenda një periudhe të shkurtër, për kalimin në regjistrimin online të biznesit. Në takim merrnin pjesë Ministri i Shtetit për Reformat, Genc Pollo, drejtues të lartë të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, të Autoritetit Kombëtar të Çertifikimit Elektronik etj.

Advertisement