Ngjarja ka ndodhur në një pallat pranë rrugës kryesore të qytetit në lagjen “Parruc”. Avokati Gjon Lepuri kishte vetëm 15 minuta që ishte kthyer në shtëpi kur ndodhi shpërthimi. Dëmet ishin vetëm materiale dhe askush nuk është plagosur. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes duke kontrolluar vendin si dhe automjetin e avokatit nëse në të gjendej ndonjë mjet tjetër shpërthyes. Më pas është marrë në pyetje avokati për të mësuar në lidhje me ndonjë pistë të mundshme që mund të cojë në zbulimin e autorëve. Burime nga policia thonë se ngjarja ka lidhje me profesionin e avokatit, i cili njihet për trajtimin e cështjeve civile.

Advertisement