”Sami Frashëri” bie nga froni, ja cili është tani gjimnazi më i mirë i Tiranës

Pas tre vitesh në top listë, “Sami Frashëri” ka zbritur nga piedestali si gjimnazi më i mirë publik në Tiranë. Kalueshmëria dhe nota mesatare e shkollës, arritur në provimet e Maturës Shtetërore, niveli i realizimeve të parashikuara në planin vjetor si dhe numri i nxënësve që kanë fituar olimpiada në rang kombëtar janë treguesit kryesorë që i kanë dhënë gjimnazit ”Qemal Stafa” statusin e shkollës së mesme më të mirë të kryeqytetit.

91 big

Advertisement

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Panorama, rezulton se ashtu si edhe vitin e kaluar “Ismail Qemali” e “Petro Nini Luarasi” kanë mbetur në vendnumëro, duke u renditur përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt, ndjekur nga të mesmet, “Partizani” dhe “Sinan Tafaj”, të cilët, ndryshe nga dy të lartpërmendurit, kanë njohur rritje performance, duke u ngjitur me dy vende nga viti i kaluar. Në fund të gjimnazeve më të mirë të Tiranës qëndrojnë shkollat “Abdullah Keta” dhe “Sandër Prosi”, thuajse në të njëjtin nivel si më parë.